E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Francë Pavel Durov, CEO dhe bashkëpronar i platformës Telegram
Lajme

Arrestohet në Francë Pavel Durov, CEO dhe bashkëpronar i platformës Telegram

 

Paris, Francë –  Pavel Durov, CEO dhe një nga pronarët e platformës së njohur të komunikimit, Telegram, është arrestuar nga autoritetet franceze. Durov, i cili ka edhe nënshtetësi franceze, u ndalua sapo mbërriti në një aeroport në Francë, pasi kishte udhëtuar nga Azerbajxhani për në Paris me avionin e tij personal. Arrestimi u krye nga Xhandarmaria franceze, sipas një mandati arresti të lëshuar nga autoritetet franceze.

Në momentin e ndalimit, Durov ishte i shoqëruar nga një grua dhe një truprojë. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri të deklaruar personale që varion midis 15 dhe 18 miliardë dollarëve.

Akuzat ndaj Durovit janë të shumta dhe përfshijnë një gamë të gjerë krimesh të rënda. Ai akuzohet për pastrim parash, trafikim fëmijësh, ndihmë për terroristët dhe çdo akuzë tjetër të mundshme që mund të imagjinohet. E vetmja akuzë që mungon është ajo e vrasjes, e cila kërkon fakte të qarta për t’u ngritur. Midis akuzave të tjera, ai po ashtu akuzohet për refuzimin e bashkëpunimit me autoritetet franceze për përgjimin dhe mbledhjen e të dhënave personale nga platforma e tij.

Përveç kësaj, Durov përballet me akuza për trafikim të monedhave digjitale. Telegram, që prej krijimit të saj dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë, është konsideruar një platformë pa censure, duke u bërë strehë për grupe dhe individë të ndryshëm që kërkojnë liri të plotë shprehjeje.

Arrestimi i tij pritet të shkaktojë një tronditje të madhe në botën e teknologjisë dhe në komunitetin e përdoruesve të Telegramit, të cilët kanë qenë tërhequr nga reputacioni i platformës për mbrojtjen e privatësisë dhe kundërshtimin e mbikëqyrjes nga shtetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.