E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Qafë Botë me qëllim ekstradimi 61-vjeçari nga Armenia
Lajme

Arrestohet në Qafë Botë me qëllim ekstradimi 61-vjeçari nga Armenia

Policia bën me dije se 61-vjeçari me iniciale K. Sh., i cili tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Blutë raportojnë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.

Njoftimi i policisë

PKK Qafë Botë/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

Tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh, nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.