E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për kalim  drejt Anglisë dhe SHBA-ve me pasaporta false
Flash

Arrestohet në Tiranë i kërkuari për kalim drejt Anglisë dhe SHBA-ve me pasaporta false

Një person i kërkuar si pjesë e një grupi që ndihmonte emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë me pasaporta të falsifikuara, është arrestuar në Tiranë.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Lokalizimi’.  Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë periudhës 2019-2022, ai akuzohet se ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.