E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet nënkryetari i PD
Lajme

Arrestohet nënkryetari i PD

Nënkryetari i PD së Dibrës, Korab Muça është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për incidentin me KZAZ 19 në Peshkopi, para zgjedhjeve.

Muça akuzohet për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i  materialit zgjedhor”.

Sipas njoftimit të policisë në datën 28 qershor, rreth orës 21.00, disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, u grumbulluan  pranë KZAZ Nr. 19, në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Policia tha se protestuesit përdorën sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Lidhur me incidnetin, PD ka deklaruar më herët se ishte një provokim i kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.