Arrestohet pas 24 orësh autori që plagosi efektivin e policisë
Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i dyshuar për plagosje me armë zjarri të efektivit të “Shqiponjave” pasditen e djeshme në kryeqytet është arrestuar këtë të enjte.
Bozhanaj u vu në pranga pranë banesës nga efektivët e drejtorisë së policisë së Tiranës që kanë sekuestruar edhe armën me të cilën dyshohet se Bozhanaj qëlloi ndaj efektivit Edlir Alleshi.

Plagosja
Plagosja ndodhi në orën 18:55 në rrugën “Hysen Xhura” në zonën e Kinostudios. Në një njoftim, policia e Tiranës bëri me dije se shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Sipas bluve, gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave ‘Shqiponja’ dhe si pasojë u plagos një prej efektivëve – Edlir Alleshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



