E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pronari i restorantit dhe kuzhinieri për helmimin e dasmorëve 09
Publik News

Arrestohet pronari i restorantit dhe kuzhinieri për helmimin e dasmorëve 09

Ambientet e një restoranti  të njohur në qytetin e Durrësit kanë pritur një grup dasmorësh ditën e djeshme, por më pas 20 persona janë paraqitur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të helmimit nga ushqimi.

Pesë prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm në spital, kurse të tjerët janë larguar në banesa pasi janë parë dhe këshilluar nga mjeku.

Ndërkaq është arrestuar pronari i lokalit Pajtim kaçani dhe kuzhinieri Bledar Hasa, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre në polici për helmimin ushqimor të dasmorëve.

Pronari ka deklaruar se nuk ka pasur probleme me ushqimin apo transportin e tij pasi çdo gjë është bërë brenda normave, kurse kuzhinieri ka deklaruar se çdo produkt i servirur nuk ka pasur probleme.

Megjithatë, priten analizat e kampioneve të ushqimeve për të arritur në përfundimin se nga se është shkaktuar helmimi i dasmorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.