E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet roja privat: Pa autorët që qëlluan po s’njoftoi Policinë (EMRI)
Publik News

Arrestohet roja privat: Pa autorët që qëlluan po s’njoftoi Policinë (EMRI)

Punonjësi i një firme të Policisë private në Tiranë është arrestuar pasi nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit për të shtënat me armë ndaj një dyqani elektroshtëpiakesh që ai ruante.

Dje, shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ka njoftuar Policinë dhe ka pretenduar se tek dera e dyqanit ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi i hetimit dhe sot mësohet se ëhstë arrestuar roja që duhet të ruante dyqanin.

66 vjeçari Perlat Meshi ka parë dy persona të maskuar që janë afruar pranë pikës së elektroshtëpiakeve te Kthesa e Kamzës dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të saj, por nuk ka reaguar. As nuk është kundërpërgjigjur dhe as nuk ka njoftuar Policinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.