E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Stjuart Smakaj, vëllai i tij në kërkim
Publik News

Arrestohet Stjuart Smakaj, vëllai i tij në kërkim

Autori dhe viktima

Policia ka arrestuar njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen në Shkodër, që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Stjuart Smakaj, ndërsa vijon kërkimet për të bërë të munduar arrestimin e vëllait tjetër, Sebastian Smakaj.

Mësohet se policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën u vra 23-vjeçari.

Ditën e sotme bë me dije se Gledis Kraja, është vrarë aksidentalisht nga miku i tij, kampioni i Taekwondo, Sebastian Smakaj, pasi ky i fundit ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër pas një konflikti.

Sebastian Smakaj dhe vëllai i tij, Stjuart Smakaj, kanë qëlluar me armë drejt pronarit të një mobilerie, me të cilin ka bërë sherr, por aksidentalisht një plumb ka kapur 23 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.

Autori kishte porositur mobilie për shtëpinë, por kur porosia i erdhi poshtë pallatit, Smajku debatoi me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën. Pastaj në lagjen e tyre të quajtur Qafëhardhi, ka shkuar dhe pronari i mobilerisë me të cilin kanë filluar debatin derisa ka degraduar në përdorimin e armës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.