Arrestohet taksisti që i vodhi paratë dhe celularët me dhunë klientit
Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi një klienti paratë dhe celularët përmes dhunës.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës pas kallëzimit të një 20-vjeçari, se taksisti Andrea Papa, ndaloi mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes Çollakëve, duke e grabitur.
Atje, ai përdori dhunë për t’i marrë viktimës një shumë parash dhe dy aparate celularë, para se ta zbriste nga taksia dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së kallëzimit, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar Andrea Papa, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ndërsa materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



