E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së (EMRI)
Lajme

Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së (EMRI)

Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste në Qarkun Durrës, Loer Kume, është arrestuar gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Durrës.

Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe u betua si ligjvënës në Parlament më 18 shtator, duke hyrë në skenën politike me premtimin për një angazhim të ri në përfaqësimin e qytetarëve të Durrësit.

Arrestimi i Enea Kumës u krye gjatë një aksioni të gjerë në qytetin bregdetar, ku SPAK ka ndërmarrë një goditje të fortë ndaj disa personave të dyshuar për tjetërsim pronash dhe shkelje të ligjit në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Përveç Enea Kumës, gjatë këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”, një emër i njohur në botën e krimit në zonën e Durrësit dhe Shijakut.

Operacioni ende vijon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për personat e arrestuar apo shkaqet e plota të hetimit. Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë akuza formale apo masa të tjera ndaj të përfshirëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.