Arrihet marrëveshja, Gjermania rivendos shërbimin ushtarak
Pas konsultimeve të gjata dhe diskutimeve të thella ideologjike brenda koalicionit qeverisës (CDU/CSU dhe SPD), është arritur një marrëveshje për shërbimin ushtarak në Gjermani.
Sipas marrëveshjes, shërbimi do të mbetet në thelb vullnetar, por me elementë detyrimi në rast nevoje.
Të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë do të plotësojnë një pyetësor dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të hartuar listat e të aftëve për shërbim. Në rast se numri i vullnetarëve nuk mjafton për nevojat e forcave të armatosura, të përzgjedhurit do të nxirren me short.
Nga propozimi fillestar i Ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) është hequr elementi i “shortit të dyfishtë”, duke lejuar që vetëm të rinjtë e përzgjedhur me short të nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.
Grupet parlamentare të partive qeverisëse janë informuar që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa njoftimet zyrtare pritet t’i publikohen në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



