E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARRSH bën gati edhe 167 mln lekë për Unazën e Tiranës që nuk përfundoi kurrë
Lajme

ARRSH bën gati edhe 167 mln lekë për Unazën e Tiranës që nuk përfundoi kurrë

Teksa punimet vazhdojnë prej më shumë se një dekade dhe afatet shtyhen çdo vit, projekti i Unazës së Madhe të Tiranës vazhdon të “thithë” para nga buxheti i shtetit.

Për të përfunduar loti 2 i kësaj, rruge, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të kërkojë fonde shtesë.

SCAN raporton se Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me fond limit prej 167 milionë lekësh, teksa ka bërë gati procedurën e prokurimit publik.

Sipas të dhënave të fundit, të publikuara në muajin maj, loti 2 ishte në fazë të avancuar të punimeve, me 93% të volumit të punës të përfunduar.

Image

Ndërkaq, në lotet e tjerë 4, 5, 6 dhe 7 ku punohet aktualisht ecuria e punës varionte nga 36 -65%. Segmenti fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz. Ndërtimi i këtyre lot-eve do të shënojë dhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë.

Me një gjatësi prej rreth 28,77 kilometrash, kostoja e Unazës së Madhe të Tiranës ka shkuar mbi 430 milionë euro që financohet nga buxheti i shtetit dhe mesatarisht 1 km rrugë po bëhet me 15 milionë euro.

2.8 kilometrat e para të Unazës së jashtme të Tiranës datojnë që në Qeverisjen e Sali Berishës, teksa pas përfundimit të tyre, kalvari i premtimeve për këtë projekt do të merrte më shumë se një dekadë.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në 2013-ën, projekti u rishikua, pasi sipas tyre nuk ishin marrë në konsideratë efektet që shkakton ndërtimi i tij në terren.

Në shtator të vitit 2021, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundonte brenda 24 muajsh, pra në gusht të vitit 2023, por që si shumë tjetër rezultoi një premtim i pa mbajtur.

Ndërkohë në vitin 2023, Ervis Berberi, ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili ka përfunduar në burg me urdhër të SPAK, tha se Unaza do të përfundonte në vitin 2024.

Pak kohë më parë, autoritetet deklaruan se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë në datën 31 dhjetor të këtij viti dhe mbetet për t’u parë nëse a do të shkelen sërish afatet apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.