E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsenali e mbyll vitin me humbje, Fulham fiton me përmbysje
Lajme

Arsenali e mbyll vitin me humbje, Fulham fiton me përmbysje

Arsenali nuk arrin ta mbyllë vitin 2023 në krye të Premier League. Nënkampionët e Anglisë u mposhtën 2-1 me përmbysje në fushën e Fulhamit, duke regjistruar disfatën e dytë radhazi në kampionat. Feston Tottenham në krahun tjetër pas suksesit 3-1 ndaj Bournemouth.

Gunners kaluan shpejt në avantazh në “Craven Cottage”. Bukayo Saka zhbllokoi takimin në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka falë golave të Raul Jimenez (29’) dhe Bobby De Cordova-Reid (60’).

Pavarësisht insistimit, Arsenali nuk ia doli të gjente golin e barazimit, duke e mbyllur vitin në mënyrën më të keqe të mundshme. Fitore e madhe për Fulhamin, teksa djemtë e Artetës mbetën në kuotën e 40 pikëve. Dy më pak se Liverpooli dhe Aston Villa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.