E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Dade e zhgënjyer : Partia Socialiste nuk bëhet më! Nuk ka shpresë
Publik News

Arta Dade e zhgënjyer : Partia Socialiste nuk bëhet më! Nuk ka shpresë

Socialistja Arta Dade nuk e ka fshehur zhgënjimin për gjendjen ku është “katandisur” sipas saj PS, e drejtuar nga kryeministri Rama.

Në një intervistë për emisionin “A Show” të Adi Krastës, Dade ka thënë se nuk ka shpresë që Partia Socialiste të bëhet më pasi vendimet aty i merr vetëm Rama.

“Ajo parti nuk funksion. Vendimet i merr vetëm numëri 1. Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është dramë e madhe sepse është një parti që i ka dhënë vendit qeveri normale, me njerëz që bashkoheshin për t’i shërbyer vendit. Ka shtruar një rrugë qeverirëse të një shteti më social dhe për të ndihmuar ata që nuk kanë, jo siç janë harruar tani”, është shprehur socialistja Arta Dade.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.