E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Marku hap dosjen e rrugëve të Ilir Metës dhe të drejtorit vrasës të Ramës që e mori “hua” nga ministri i LSI. Zbardhet afera 340 miliona euro
Lajme

Arta Marku hap dosjen e rrugëve të Ilir Metës dhe të drejtorit vrasës të Ramës që e mori “hua” nga ministri i LSI. Zbardhet afera 340 miliona euro

Nuk është pa bazë shprehja e famshme tashmë, se nëse godet me “shkop” në çdo lloj ministrie apo institucioni ku ka drejtuar ndonjë ministër apo drejtor i Ilir Metës, menjëherë do të përhapet era e pisllëkut. Pasi ia kanë futur me “top”, nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Dhe këto vjedhje me sa duket, tashmë kanë rënë në dorën e duhur, pasi po kalojnë në filtrin e prokurorisë. Dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, duket se ka vendosur të zhvillojë hetime intensive për ato dosje që kanë pasur interes të lartë publik.

Më konkretisht bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan dhe për aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku humbën jetën 2 fëmijë në një aksident rrugor. Dy prej dosjeve të para hetimore që po shqyrton këto ditë Prokuroria e Përgjithshme kanë të bëjnë pikërisht me akset rrugore që kanë përbërë problematikë të theksuar.

Arta Marku mësohet se ka urdhëruar hetime të plota dhe gjithpërfshirëse për 2 rrugë. Më konkretisht bëhet fjalë për aksin Tiranë-Elbasan, rruga ende e pambyllur që momentalisht rezulton e dëmtuar në afërsi të tunelit për shkak të rrëshkitjes së gurëve. Sa i përket mirëmbajtjes, janë 84.6 milionë euro me TVSH tenderat që kanë fituar 3 firma ndërtimi për katër segmentet rrugore të vendit, ku përfshihet edhe rruga në fjalë. Kostoja totale e projektit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (tre segmentet) me gjatësi 27 kilometra shkon në 335.2 milionë dollarë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri kohë më parë bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika, eksponent i LSI-së dhe për 2 drejtues të tjerë që menaxhonin punimet në këtë aks.

Ministër i Transporteve në të gjitha rastet kanë qënë përfaqësues të LSI, që nga Haxhinasto e deri tek “kamikazi” Sokol Dervishaj. Janë dhënë lekë pa fund për ta ndërtuar këtë rrugë dhe të gjithë këto lekë kanë përfunduar në xhepat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ia vlen të theksojmë paratë e fundit që janë hedhur për këtë rrugë janë 35 milionë euro të dhëna në prag të fushatës elektorale. Para të shtetit që Rama ia dha Metës thjeshtë dhe vetëm që të hynte në zgjedhje, pas kërcënimit të Lulzim Bashës se PD dhe aleatët e saj do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare. Ka ardhur koha me sa duket që këto para të shtetit ti kthejë dikush. Janë shumë 340 milionë euro për një aks të tillë të shkurtër rrugor siç është Tiranë-Elbasan dhe për më tepër që kërkon sërish e sërish, pasi është jashtë të gjitha standardeve dhe rrezikon jetën e drejtuesve të automjeteve.

Njëherësh Arta Marku ka urdhëruar që të kryhen hetime të tjera të thelluara dhe për punimet në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku majin e vitit 2016 humbën jetën 2 fëmijë në një aksident rrugor. Asokohe Prokuroria nisi hetimet për drejtuesit e Autoritetit Rrugor, ku përfshihej edhe Xhika, si përgjegjës për ngjarjen, pasi ishin hequr 2 barriera mbrojtëse, që u shërbenin 2 karburanteve. Por e keqja e ka akoma më thellë rrënjen, tek ministria e Haxhinastos apo më saktë tek drejtori i kabinetit të tij. I cili kishte kompaninë private të babait të tij dhe të vetë atij, të lidhur me këtë aksident.

Ndërkohë që Krislen Keri është drejtori i ri i përgjithshëm i Aviacionit Civil, i cili është emëruar sëfundmi nga kryeministri Edi Rama. Për herë të fundit, Keri ka punuar në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto. Aludohet se konkursi që është realizuar, nga i cili më pas Keri u emëruar drejtor i Avicionit Civil, ka qënë tërësisht fiktiv, sipas denoncimit të Sali Berishës.

Në postimin në Facebook Berisha e cilëson Krislen Kerin si vrasës fëmijësh dhe arsyeja pse ai është caktuar në atë detyrë është pasi ka dhënë 100 mijë euro rryshfet. Pse cilësohet vrasës Keri? Në muajin maj të 2016, dy fëmijë të moshave 3 dhe 5 vjeç humbën jetën kur makina ku ishin pasagjerë u përplas me trafikndarësen, e cila ishte ndërprerë në vendhyrjen e një karburanti, në rrugën Kavajë-Rrogozhinë. Në atë kohë mediat raportuan se kjo pikë karburanti ishte me emrin e shoqërisë PIENVIS me pronar Pilo Kerin, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së. Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos. Ka qenë ndërhyrja e Krislenit te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij. Heqja e kësaj trafikndarësje rezultoi fatale, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë. Rama pasi largoi Metën nga “tepsia” mori “hua” ish drejtorin e kabinetit të Haxhinastos dhe e bëri drejtor të Aviacionit Civil. Dhe thuaj po deshe se nuk funksionon “tepsia”, funksionon mirë e bukur sa herë do Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.