Arta Marku nuk shkon në komisionin e Vetingut, Jacobs i ONM: Mungesë lidershipi
Kryeprokurorja e Përkoheshme Arta Marku do të dalë sot para KPK-së ku do të dalë për pasurinë e saj.
E zgjedhur nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme, Marku ka marrë në fakt kompetencat e një kryeprokurori të zakonshëm.
Por sot Arta Marku ka vendosur të mos shkojë në seancën e KPK-së ku do të diskutohet pikërisht për të.
Marku, siç duket nuk kërkon të përballet vetë edhe me mediat që e prisnin aty tek ambientet e KPK-së.
Ajo ka vendosur që të dërgojë në KPK avokaten e saj, Lirime Çukaj.
Mungesa e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku para komisionit të Vetingut sot dhe përfaqësimi i i saj nëpërmjet avokates Lirime Çukaj nuk ka kaluar në heshtje.
Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo, e ka pyetur avokaten: Përse nuk ka ardhur zonja Marku sot në komision?
Avokatja u përgjigje se “Kështu e ka parë të arsyeshme.”
Bungo vuri në dukje se “Prania e Markut do të ishte prestigjioze”, kurse përfaqësuesi i huaj, Theo Jacobs i ONM, shprehu keqradhjen dhe nuk e kurseu kritikën: “Keqardhje, – tha ai. – këtë e shoh si mungesë lidershipi. Arta Marku nuk duhet të japë vetëm urdhra.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



