E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga: Meta rrezikon të përjashtohet nga politika, pas zgjedhjeve mund të kemi republikë presidenciale
Publik News

Artan Fuga: Meta rrezikon të përjashtohet nga politika, pas zgjedhjeve mund të kemi republikë presidenciale

Akademiku Artan Fuga komenton situatën aktuale politike. Fuga paralajmëron se Ilir Meta rrezikon të përjashtohet nga politika, ndërsa vendi pas zgjedhjeve mund të shkojë në republikë presidenciale. “Mendoj se në momentin që Rama e Basha bëjnë marrëveshjen e tyre, ata e bëjnë kokë më kokë, dhe kështu përjashtohet i treti, që në atë kohë ishte në koalicion, një figurë e rëndësishme e shtetit. Në këtë moment nisur nga shenja të tjera, kam përshtypjen që Meta ndjeu që LSI-ja, ai vetë dhe një frymëzim i caktuar mund të ndodhet i rrezikuar për t’u përjashtuar nga politika. Se Meta dhe LSI kanë objektivin maksimal për të qenë forcë e parë”, u shpreh Fuga. Ai tha se, LSI ndoshta nuk i arrin 71 deputetë për të bërë qeverinë, por do të ketë mandate mjaftueshëm në Kuvend për të ndikuar në votimin e ligjeve. “LSI mund të mos ketë 71 deputetë, por në parlament mund të ketë aq deputetë sa e bën ligjet të rishikueshëm, dhe ne kthehemi në republikë presidenciale. Dhe rrisin pushtetin e Presidentit. Këtë e dinë të tre ata. Por mund të ndodhë që mund të kemi një Republikë me President të zgjedhur nga populli, që mundet që në tre muajt e ardhshëm, të dali kjo ide, dhe të kemi sërish zgjedhje presidenciale. Konfigurimi i forcave politike do të ndryshojë, dhe haraçin i bie ta paguajë Meta”, u shpreh Fuga. Gjatë këtyre ditëve po flitet për largimin e Metës nga posti i kreut të shtetit, ndërsa Fuga nuk përjashton faktin se pas zgjedhjeve mund të shkohet në republikë presidenciale. “Rama mendon se modeli i deritanishëm ekonomik e shoqëror është normal dhe kuptohet pse e bën këtë, sepse mbron vitet kur ka qenë në pushtet, ndërsa Basha me Republikën e Re kërkon një transformim të modelit ekomonik, politik e shoqëror. Nga njëra anë është status quo e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, për ta ndryshuar atë. Por kjo ka qenë në fillim, se pas marrëveshjes mes tyre, siç duket ka një marrëveshje që të ketë ndryshime të caktuara. Dallimi është ky, që qeveria është e interesuar të mbrojë status quo-së të modelit duke e menduar si ndryshim gradual, por Basha kërkon ta ndryshojë shpejt”, tha Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.