Artan Hoxha: E dimë kush e vrau Ervis Martinajn dhe sa është paguar për vrasjen
Gazetari lëshon deklaratën e fortë
Gazetari investigativ Artan Hoxha u ndal sërish te një nga çështjet më të bujshme të viteve të fundit, ajo e zhdukjes së Ervis Martinaj.
Gjatë intervistës, Hoxha deklaroi se tashmë ekzistojnë informacione konkrete lidhur me autorin e dyshuar dhe shumën e paguar për eliminimin e Martinajt, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar rasti nga institucionet.
“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…
Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Shqipëria Live”.
Sipas gazetarit, rasti mbetet i mbuluar me mister, ndërsa kërkesa kryesore është që autoritetet të ofrojnë më shumë transparencë për publikun dhe familjen e të zhdukurit, pa cenuar hetimet në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



