Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt për makinën luksoze para Bashkisë
Artan Hoxha shkruan se mjeti tip “Mercedes-Maybach S-Class 2021”, kushton së paku 185 mijë dollar, duke mos lënë pa komentuar edhe akuzat e Veliajt.
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me dyshimet se ky i fundit mund të ketë në pronësi makinën “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”. Me anë të një postimi në Instagram, Hoxha shkruan se mjeti tip “Mercedes-Maybach S-Class 2021”, kushton së paku 185 mijë dollar, duke mos lënë pa komentuar edhe akuzat e Veliajt. Gazetari shkruan se një makinë e tillë mund të përvetësohet vetëm me një “gjobë” të majme.
“Mercedes-Maybach S-Class 2021… Ka çmim fillestar prej 185,950 dollarë dhe kushton pothuajse 25,000 dollarë më shumë se SUV i klasit Maybach GLS. Vetem pas nje gjobe te madhe, nga ato me vule shteti, mund te bejne nje dhurate te tille endrash…,”-shkruan Hoxha.
Por si nisi përplasja mes tyre?
Pas publikimit të të dhënave lidhur me targat e makinave, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ishte i interesuar që të dinte se cili ishte pronari i mjetit luksoz që parkohej para Bashkisë së Tiranës, me targat e personalizuara “EV”. Sot, Veliaj iu pergjigj duke u shprehur se e gjitha ishte e stisur nga mediat për ta sulmuar, duke akuzuar se përdoret edhe për gjovëvënie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



