Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij në facebook një video ku shihet se si stalla e lopëve përdoret për të tharë kanabisin.
Disa ditë pasi publikoi videon mes bimëve të kanabisit, këtë herë Hoxha ka treguar se si bëhet tharja e hashashit në mënyrë që të mos zbulohjet nga policia, ndërsa shkruan se bujqësia dhe blegtoria bashkë krijojnë brand-in e njohur “Made in albania”.
Madje sipas Hoxhës, nuk kanë nevojë as për subvencione, pagë lufte dhe as asistencë sociale.
“Natyre e qete …vjeshte 2020…
Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian.
Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale…”, shkruan Hoxha.



