E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Si ia prishi Ervis Martinaj takimin elektoral të Ramës, mesazhi i koduar i kryeministrit
Lajme

Artan Hoxha: Si ia prishi Ervis Martinaj takimin elektoral të Ramës, mesazhi i koduar i kryeministrit

Ndërkohë që as policia dhe as prokuroria nuk japin detaje në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, gazetari Artan Hoxha tha në Abc Live se autoritetet shqiptare duhet të merren me zbardhjen e të zhdukurve apo të krimeve të rënda dhe jo të bëjnë spektakël duke arrestuar mjekë live.

Artan Hoxha: Edhe nëse e gjejnë, edhe nëse nuk e gjejnë autoritet duhet të komunikojnë. Është një rast që ka shumë interes për shkak të pozicionit që ai ka pasur si biznesmen. A e keni parë se çfarë bën policia apo Prokuroria kur arreston ndonjë hallexhi? E patë se çfarë i bënë atij mjekut atje? Edhe sikur të kishte dalë nga një transplant organesh Shqipëria ka një mungesë shumë të madhe të mjekëve reanimatorë. Nuk bëhet operacioni. Ti ndiqe, provoje që ka bërë korrupsion por mos bëj skema të tilla. Nëse ti çon njerëz të armatosur me maska, me kamera, për të nxjerrë një mjek. Në fund të fundit ku do shkonte ai mjeku. Nga ana tjetër bën spekulime duke përdorur gjithë entorazhin që ke në media se po fajësohesh për një gjë që se ke bërë. Zotëri ka humbur një person. Ku është? Ka humbur dhe një person tjetër, nuk është bërë zhurmë deri tani. Më duhet pak kohë të verifikoj. Është një personazh i cili mendohet që ka humbur në Ekuador. Është shqiptar dhe ngjarja është e freskët. Kam bërë verifikimet e mundshme dhe jam interesuar. Ky person ka qenë në Ekuador për herë të fundit, ka hyrë në Shqipëri, është larguar nga Shqipëria dhe nuk ka më informacion. Dihet që ky ka ndërprerë çdo kontakt  dhe është zhdukur. Kjo ngjarje do se s’bën një përgjigje. Vonesa e kësaj përgjigje dhe duke pritur që të ndodhin ngjarje të tjera që ta mbulojnë këtë, nuk do gjejmë kurrë përgjigje. Kur Prokuroria dhe Gjykata nuk ka bërë drejtësi çfarë ndodh? Ndodh ajo që ndodhi në Shkodër ku u vra një 19 vjeçar.

Ndërkohë, Hoxha foli edhe për një rast kur Ervis Martinaj i ka prishur një takim elektoral Ramës në Lezhë, për të cilin sipas tij kryeministri foli pasi u kthye nga andej.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha. /abcnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.