E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha takim me gazetarin e “Financial Times”/ Paralajmëron “krisma” të reja në ditët në vijim
Lajme

Artan Hoxha takim me gazetarin e “Financial Times”/ Paralajmëron “krisma” të reja në ditët në vijim

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se zbulime të reja priten në ditët në vijim.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka bërë të ditur që ka takuar gazetarin i “Financial Times” , Marton Dunai.

Me nota ironie ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për gjërat që ka thënë gjatë intervistës së tij.

“Kur të lënë pushim nga “punët e vështira” këta të “brendshmit”, të gjejnë “punë të lehta” këta të “jashtmit”

Me gazetarin e prestigjiozes

FINANCIAL TIMES, Marton Dunai,…

për ca gjëra kazani, “meselera me xhixhilera”, qe do ja dëgjojmë krismën nga barku i javës…

Ky shejtan, mbante shënim çdo gje me birrë të madhe përpara, unë me “raki dellinje”(xhin Skrapari) si shoku Nano ne vaktit, nuk mbaj përgjegjësi se çfarë kam thënë”, shkruan ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.