E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha tregon se çfarë i ka “dhuruar” Sali Berisha në 8 janar Lulzim Bashës: Tashmë është e qartë që…
Lajme

Artan Hoxha tregon se çfarë i ka “dhuruar” Sali Berisha në 8 janar Lulzim Bashës: Tashmë është e qartë që…

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha nuk mund të bëjë kurrë një proces me kushte demokratike.

Hoxha tha se Partia Demokratike është e çarë në dy pjesë ku secili po përpiqet të marrë më shumë nga krahu i vet.

“Unë jam i prirur të nisem nga faktet. Dhe kam parë që ata përsëriten. Nuk kam pikën e dyshimit që Berisha do bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Berisha nuk i ka veshur kurrë proceset demokratike. Lulzim Basha po mundohet që shishen e rakisë ta lërë të dekantohet. Secili po përpiqet të marrë sa më shumë nga krahu i vet. Tashmë është e qartë që PD është e çarë në dysh”, deklaroi ai.

Hoxha theksoi se Berisha i ka dhënë Bashës një fitore me protestën e 8 Janarit për shkak se arriti të rezistojë përballë rrethimit. “Berisha i ka dhënë Bashës të vetmen fitore që ka në CV e vet. Basha ka humbur zgjedhje dhe kauza. E vetmja fitore e Bashës është rezistenca përballë rrethimit të Berishës. Administrator i godinës doli sot dhe tha do vazhdojnë fortifikimet. Ne nuk e dinim. Dhe vijmë tek e fundit. Ndërhyrja e Ramës në këtë histori më duket më pa vend. Rama duhet të qëndrojë larg kësaj gjëje”, tha Artan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.