E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar
Lajme

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar

Këtë të mërkurë është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar Zhani Ziçishti.

Aktori i njohur korçar Zhani Ziçishti feston 84 vjetorin - Kolibri.al

Ziçishti ishte një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, i cili e ndoqi për dekada të tëra në skenë dhe në kinematografi. Gjatë karrierës së tij artistike ai interpretoi me mjeshtëri në më shumë se 16 role në filmat artistikë shqiptarë.

Roli i tij i parë në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin Lumë drite, të realizuar në vitin 1970, një rol që shënoi fillimin e një rruge të gjatë në artin skenik dhe filmik.

Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare. Ai kishte një lidhje të veçantë me publikun e Korçë, ku për vite me radhë u ngjit me mijëra herë në skenën e Teatri “Andon Zako Çajupi”.

Shuhet aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti

Homazhet në nderim të aktorit do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.