Asnjë gjurmë nga 14-vjeçari fierak, që u fut në lumin Seman
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Suk 1, Roskovec, të Fierit u raportua zhdukja në lum i një 14-vjeçari.
Pasi kishte peshkuar, i mituri ishte futur në ujërat e lumit Seman për t’u larë dhe nuk ka dalë më.
Gjatë gjithë natës banorët e fshatit dhe policia kanë vijuar kërkimet për djalin, ndërsa kanë vendosur edhe rrjeta në lumë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



