Kur fluturon me satelit në by**ë!
Asnjë gjurmë nga satelitët Ramës
A i detyrohet kryeministri publikut një sqarim?
Të paktën në 3 dalje publike gjatë tetorit të kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të lëshonte dy satelitë në orbitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sipas tij, kjo do të realizohej brenda marsit 2022.
Më 14 tetor Rama e bëri këtë pohim solemn para Kuvendit, më 20 tetor e publikoi në “Instagram” dhe më 22 tetor, në një takim me kryebashkiakët në kryeministri.
Për hir të së vërtetës, pakkush e mori seriozisht këtë premtim të kryeministrit. Në rrjetet sociale plasën memet dhe përfaqësues të opozitës bënë ironi me kreun e qeverisë.

Në nëntor, Edi Rama i sfidoi talljet.
“Projekti i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet. Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje”, tha në një takim në ministrinë e Brendshme.

Pavarësisht mosbesimit, Rama publikoi në “Facebook” një video, me disa pamje në iPad, ku duket se komunikon në anglisht me një person nga kompania “Space X” në lidhje me lëshimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë. Në video, dëgjohet eksperti teksa informon kryeministrin se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, “Albania 1” do të lëshohej në muajin mars 2022, ndërsa i dyti në muajin qershor të këtij viti./
https://www.instagram.com/tv/CcjwQnyjtzB/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



