“Astiri” është pasqyra e situatës në Shqipëri, sot dhe nesër!
Shihni rastin e “astirit”!
Për ta sqaruar, nuk jam kundër ndërtimit të rrugës. Por, në një projekt që u faktua se po vidhen miliona euro, pse të mos ndalojë vjedhja dhe kjo pjesë e ndarë për vjedhjen të shkoje për dëmshpërblim. Kaq!
Ngjarjet te “astiri” sot, janë prologu i asaj që i pret shqiptarët nesër.
Shihni si sillet Erjon Veliaj sot që është i vogël, dhe nuk ka nevojë të lodhni imagjinatën se si do sillet nesër kur të jetë edhe më i madh.
Shihni si sillet opozita sot dhe mos lodhni imagjinatën për të kuptuar si do sillet nesër.
Shihni si sillen mediat sot, të kuptoni si do sillen nesër.
Shihni si sillet shoqëria sot, për të kuptuar si do sillet nesër.
Shihni si u sollën, edhe brenda lagjes “astir”, banorët, ata që u dëmshpërblyen shitën fqinjin e tyre që nuk u dëmshpërblyen. E mbani mend atë tipin që në fillim që shkoi të shembë ndërtesën e tij. Shihni sot banorët e lagjeve të astirit si bëjnë sehir me fqinjët e tyre.
Banorët mund të kenë shkel ligjin, mund të jenë pa legalizim, por Edi Rama u premtoi se do legalizohen dhe do dëmshpërblehen të gjithë një më një kur erdhi në pushtet.
Po si ka mundësi, njerëzit me influencë publike, mediat, shoqërisë në tërësi, i bën përshtypje shkelja e ligjit nga banorët këtu e 30 vite, dhe nuk u bën përshtypje mega-vjedhja miliona euro nga qeveria te projekti i unazës!
“Astiri” është pasqyra e situatës në Shqipëri, sot dhe nesër! Ky popull që mohoi Zotin për 40 vjet për hir të qeverisë, sot po për hir të qeverisë hesht! Nuk ka shumë gjasa të përparojë e të bëjë hajër pa u penduar sinqerisht dhe pa filluar të besojë pa hipokrizi.
Pa ndier frikë përveçse për Atë në qiell, e jo këta në tokë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



