E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ata që filmuan aksidentin dhe varrimin, përbindësha dhe kriminelë
Showbiz

Ata që filmuan aksidentin dhe varrimin, përbindësha dhe kriminelë

Olti Curri ‘shpërthen’ për vdekjen e vëllait të Gjestit

Olti Curri ka reaguar me zemërim pas shpërndarjes së pamjeve të aksidentit tragjik ku u përfshi vëllai i këngëtarit Gjesti. Ai u shpreh i indinjuar për faktin se disa persona kanë filmuar dhe shpërndarë momentet kur Egli, vëllai i viktimës 15-vjeçare, ngushëllonte Gjestin gjatë ceremonisë mortore, pa marrë parasysh dhimbjen e madhe të familjarëve.

Në një video në kanalin e tij në YouTube, Curri kritikoi ashpër ata që kanë xhiruar dhe shpërndarë këto pamje, duke i cilësuar si “përbindësha dhe kriminelë” për sjelljen e tyre të papërgjegjshme.

“Njëherë mendova t’i quaja kafshë, por jo, janë përbindësha të rrjeteve sociale; njerëz që nuk kanë asnjë konsideratë për fatkeqësinë e të tjerëve dhe që përfitojnë nga tragjedia duke xhiruar skena makabre dhe duke i shpërndarë në rrjete sociale,” tha Olti.

Ai tregoi se kishte marrë në inbox video të tmerrshme të vëllait të Gjestit të gjakosur dhe e konsideroi këtë veprim si një akt të ulët dhe të pandershëm, që përbën një turp për shoqërinë.

“Kur ndodhin aksidente të tilla, telefoni nuk duhet të merret për të xhiruar, por për të kërkuar ndihmë. Kjo është mënyra se si veprojnë njerëzit me shpirt,” shtoi Curri.

Ai bëri apel që të respektohet dhimbja e familjes dhe të mos riprodhohen materiale që mund t’i sjellin dhimbje dhe vuajtje të mëtejshme. “A e keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshit nëse një video e tillë do të përhapej për një të afërmin tuaj?”

Curri theksoi gjithashtu se personat që kanë shpërndarë këto pamje kanë vepruar për të fituar vëmendje dhe klikime, duke treguar mungesë të plotë empatie dhe etikë.

Ai u shpreh edhe për situatën e personit që ka bërë video, duke sugjeruar se mund të jetë një adoleshent i paedukuar dhe i dhunuar në familje, por pa justifikuar asnjë moment veprimin e tij.

Në përfundim, Curri i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reflektojë dhe të ndalojë përhapjen e materialeve të tilla, që janë jo vetëm të dhimbshme, por edhe të papranueshme nga pikëpamja morale dhe njerëzore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olti Curri (@olticurri)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.