E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atalanta e Gjimshitit mundi Liverpulin: Fitore e madhe dhe historike, ishim me fat
Lajme

Atalanta e Gjimshitit mundi Liverpulin: Fitore e madhe dhe historike, ishim me fat

Tre gola me meritë të plotë, një portë e pastër dhe me një këmbë në gjysmëfinale të “Europa League”. Atalanta rikthehet nga Liverpuli vetëm me lajme të mira, duke marrë një fitore shumë të lehtë në “Anfield”, ashtu siç tha edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti: 

“Unë isha aty kur fituam me Liverpulin për “Champions League” në 2020, por fitorja e kësaj radhe është më e bukur sepse mundëm një ekip historik si Liverpuli, në stadiumin e tij dhe me mbështetjen e tifozëve të tij. Fitorja 3-0 është e mrekullueshme, ne praktikisht luajtëm lojën perfekte si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne arritëm që të aplikonim një presing ultra-agresiv, duke e vendosur në vështirësi kundërshtarin.

Liverpuli bëri shumë gabime, por me ta duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm, sepse mund të shohësh se ata janë të shpejtë në tranzicion. Ata patën disa shanse dhe ne patëm pak fat që nevojitet gjithmonë në ndeshje të tilla”, ishte deklarata e Berat Gjimshitit, një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni te bergamaskët.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.