E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat ndaj reperit Azet në Gjermani?
Showbiz

Atentat ndaj reperit Azet në Gjermani?

Artisti sqaron të vërtetën pas shpërthimit pranë një pallati në pronësi të tij

Një shpërthim i dyshimtë në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf ka ngritur shqetësim të madh në mediat gjermane dhe ndër fansat e reperit të njohur shqiptar me origjinë nga Kosova, Azet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, dhe fillimisht u raportua se objekti i shpërthyer ishte në pronësi të artistit, duke ngritur dyshime për një atentat të mundshëm.

Pas publikimeve mediave, reagimi i artistit erdhi menjëherë përmes një deklarate të qartë në Instagram, ku ai mohoi kategorikisht që ngjarja të ketë lidhje me të personalisht.

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje,” shkroi Azet.
“Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

Reperi theksoi se pallati ku ndodhi shpërthimi është një nga pasuritë e tij të paluajtshme, por jo vendbanimi i tij, duke nënvizuar se sensacioni i krijuar në media nuk përputhet me realitetin.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e shpërthimit dhe mjetin e përdorur, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja mbetet nën hetim, por reagimi i Azetit synon të qetësojë opinionin publik dhe të mbyllë spekulimet mbi një sulm të mundshëm ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.