E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati ndaj shqiptarit ‘ngre në këmbë’ policinë italiane, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët
Publik News

Atentati ndaj shqiptarit ‘ngre në këmbë’ policinë italiane, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

Menjëherë pas vrasjes së shqiptarit, i cili ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte ndaluar më parë për trafikimin e drogës, karabinierët e policisë së Veronas, Legnagos dhe San Bonifacios filluan një seri marrjesh në pyetje për të mbledhur sa më shumë elementë të mundshëm, në mënyrë që të rindërtojnë të gjithë ngjarjen.

Shumë forca policore  kanë zbarkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e tyre janë duke kryer kontrolle nëpër shtëpi.

Dyshimet e para të policisë lidhur me atentatin janë ato të larjes së hesapeve.

“Ne po kërkojmë për çdo detaj të vogël që mund të çojë në gjurmët e vrasësve, duke filluar me armën që qëlloi dhe që goditi shqiptarin në sqetull, që pastaj e pastaj plumbi kaloi në mushkëri, duke shkaktuar kështu një gjakderdhje fatale”, thotë policia për median italiane.

Shpresa e policëve ishte që në skenën e krimit ta kishin xhiruar kamerat e sigurisë dhe ashtu rezultoi.

E gjithë vrasja është filmuar dhe tashmë është marrë si një provë e fortë për të identifikuar autorët.

Përveç marrjes në pyetje dhe kërkimeve, komandanti krahinor i Arma, koloneli Pietro Carrozza, ka përgatitur një forcim të kontrolleve, duke dërguar 24 patrulla të reja policie në territoret e Legnago dhe San Bonifacio.

vrasje1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.