Atentati në Krujë, gjykata lë në burg Valter Bamin
Valter Bami është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës. Ai u arrestua dy ditë pas atentatit në Larushk ku humbi jetën, Ramazan Sino, dhe u plagosën dy femijët e mitur të Gentjan Bejtjas, i cili ishte edhe objektiv i atentatit.
Prokuroria ka dyshime se Bami mund të ketë marrë pjesë në këtë ngjarje, edhe pse ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me atentatin, dhe ditën kur ai ka ndodhur ka qenë në banesë.
Madje Bami ka deklaruar para hetuesve se ai dhe Sino kanë qenë kushërinj, dhe se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.
E vetmja provë që ka deri tani prokuroria është shenja e barutit në dorën e majtë të Bamit, të cilën ai pretendon se e ka për shkak të qitjes që kryen me një armë sportive që e ka me leje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



