Atentati që tronditi vendin sot, 68-vjeçari xhaxhai i Safet Bajrit. U ekzekutua në të njëjtin lokal ku u vra edhe Fatos Ferracaku
Foto e mëposhte eshte nga vendi i krimit makabër të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë Naim Bajri.
Drejt Bajrit u qëllua me 10 plumba teksa 7 prej tyre mbetën në trupin e tij duke i marrë menjëherë jetën në vendin e ngjarjes.
Mësohet paraprakisht se drejt tij kanë qëlluar dy persona të maskuar.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, Naim Bajri ishte ulur në të njëjtin vend ku u ekzekutua edhe Fatos Ferracaku. Naim Bajri është xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, personazhe të njohur si të lidhur me disa ngjarje të bujshme në këtë qytet. 68-vjeçari është babai i Indrit Bajrit, të vrarë me armë zjarri në vitin 2001.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



