E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athinë,gjendet një valixhe në pusetë, me  trupin e një gruaje
Publik News

Athinë,gjendet një valixhe në pusetë, me trupin e një gruaje

Vendi ku u gjet valixhja

Një ngjarje e rëndë, tepër tragjike dhe ideale për një skenarist hollivudi ka ndodhur sot në Athinë të Greqisë.

Brenda një pusi është gjendur një valixhe e cila ka ngjallur dyshime. Pasi është hapur është konstatuar që brenda saj ishte trupi i pajetë i një gruaje.

Valixhja u gjet nga një gjahtar i zonës së Vilia-s në Athinë. Valixhja ishte hedhur në një pus, në autostradën e vjetër për në Tebë, në një zonë që ishte veçanërisht e vështirë për t’u gjetur.

Trupi ishte i dekompozuar dhe dyshohet se gjendej aty për një kohë të gjatë dhe i vetmi objekt brenda valixhes ishin të brendshmet e një gruaje.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e trupit dhe autorëve të krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.