E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atletico Madrid “torturon” Barcelonën në Copa Del Rey
Lajme

Atletico Madrid “torturon” Barcelonën në Copa Del Rey

Atletico Madrid ka hedhur një hap të madh drejt finales së Copa del Rey, pasi mposhti bindshëm Barcelona me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone e nisi sfidën në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutat e para. Një autogol i mbrojtësit Garcia pas vetëm gjashtë minutash lojë i dha epërsinë madrilenëve dhe vendosi ritmin e ndeshjes.

Dominimi i vendasve vijoi gjatë gjithë pjesës së parë. Antoine Griezmann dyfishoi shifrat, ndërsa më pas rrjetën e tundën edhe Lookman dhe Alvarez, duke e çuar rezultatin në 4-0 që para pushimit. Barcelona u shfaq e pafuqishme për të reaguar përballë presionit dhe efikasitetit të kundërshtarit.

Në pjesën e dytë, katalanasit tentuan të riktheheshin në lojë dhe arritën të shënonin me Cubarsin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas verifikimit. Kjo i la shifrat të pandryshuara dhe i dha Atleticos një fitore të pastër e të rëndësishme.

Me këtë rezultat, madrilenët e shndërrojnë pothuajse në formalitet ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 3 mars, ndërsa janë shumë pranë sigurimit të një vendi në finalen e kompeticionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.