E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atletja ukrainase ia kushton sportistëve të vrarë gjatë pushtimit rus, medaljen e artë
Lajme

Atletja ukrainase ia kushton sportistëve të vrarë gjatë pushtimit rus, medaljen e artë

Atletja ukrainase e kërcimit së larti, Jaroslava Mahuçik ia ka kushtuar medaljen e artë olimpike atletëve të vrarë nga Rusia në vendin e saj.

Lufta filloi në shkurt të vitit 2022 dhe nuk ka asnjë shenjë për përfundim.

Ukraina kishte marrë në konsideratë bojkotimin e Lojërave të Parisit, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se rusët mund të konkurronin si neutralë nëse mund të provonin se nuk e mbështesin konfliktin.

Vetëm 15 sportistë rusë përfunduan në Paris, kështu që Ukraina vendosi të konkurronte dhe mbajtësja e rekordit botëror Mahuçik ishte e lumtur për këtë.

“Kjo medalje është e rëndësishme, por Rusia vrau njerëz në vendin tim”, u tha 22-vjeçarja gazetarëve.

“Pothuajse 500 sportistë vdiqën në luftë dhe kurrë nuk do të mund të marrin pjesë në gara. Ata kurrë nuk do të festojnë, nuk do ta ndjejnë kurrë këtë atmosferë, kështu që jam veçanërisht e lumtur për këtë medalje. Është për të gjithë ata”, theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.