Audio e ish-deputetit: As maskë, as doreza, si të shkoj në një rast të dyshimtë
Mjekët në qendrën shëndësore nr.8 ne Tiranë janë krejtësisht të pambrojtur për koronavirusin.

Në kushtet që propogandohet me forcë rritja e higjienes me larje të shpeshte të duarve, në këtë qendër mjeket thonë se mungon edhe uji, prej kohesh tashmë.
Ish-deputeti i PD-se, Bardh Spahia ka publikuar sot nje audio, teksa mjeket e qendres debatojne me drejtoreshen Blerta Berberi, e cila u ka kerkuar llogari pse kane komunikuar me te derguar te opozites qe kane shkuar per te pare nga afer kushtet.
Kushte qe ne fakt, lene per te deshiruar, sic e ben me dije nje nga mjeket ne audion qe mund te degjoni me poshte.
“Nuk kemi as maska, as doreza, si te shkojme ne nje vizite shtepie, ne nje rast te dyshimte, si te shkoj, me perparese, perparesja do te me mbroje?”, i thote mjekja drejtoreshes.
Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.
Postimi i Bardh Spahise
Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



