E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Audio-përgjimi i Artan Lames/ Tabaku: Rama i tmerruar nga fitorja e thellë e koalicionit për ndryshim
Publik News

Audio-përgjimi i Artan Lames/ Tabaku: Rama i tmerruar nga fitorja e thellë e koalicionit për ndryshim

Kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku në një deklaratë për media thekson se Rama e ndjen rrahjen e zemrës së një populli për ndryshim, prandaj po tenton të bë lëvizje për të siguruar vota duke i mbajtur peng qytetarët shqiptarë.

tabaku

Kjo deklarate e Tabakut vjen pas publikimit te audio-pergjimit ku kreu i Kadastrës, Artan Lame jep direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Tabaku thotë se kryeministri është i tmerruar nga fitorja e thellë e koalicionit për ndryshim dhe ndaj sipas saj kërkoi të hynte në qeverinë e ndryshimit.

Deklarata e plotë: 

Kaseta e publikuar sot në media duhet të tronditë këdo që do një Shqipëri demokratike, këdo që nuk do të kthehet në ditët e errëta të Shqipërisë.

Sot kemi një dëshmi nga një zyrtar i vjetër i Partisë Socialiste për kontaktin e tij të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama se si të blejnë votat me parave dhe përfitimeve financiare, duke u synuar të vjedhin zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndërkohë që mbajmë mend lloj-lloj mashtrimesh prej tij gjithë viteve që ka në politikë, ai tani synon të mashtrojë votuesit teksa u bën premtime që nuk do t’i mbajë. Fatkeqësisht kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të veprimeve të tij korruptive dhe anti-demokratike, që ai po e zhvillon në terren, me synimin që të vjedhë zgjedhjet.

Ashtu si përdor kamionin me ushqime, patronazhistët për të trembur votuesit, atentatin e mbrëmshme në një godinë zyrtare në Kavajë ku fotot e nxjerra sot provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë mes atyre që qëlluan dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste… Të gjitha këto ngjarje dhe shumë të tjera të papublikuara kanë një motiv të qartë.

Edi Rama e ndjen, ashtu si edhe ne, rrahjen e zemrës së një populli që do të ndryshojë, që do shpresë për ta zëvendësuar regjimin e tij të kalbur që ka sjellë veç vuajtje.

Edi Rama i lexon sondazhet dhe e shikon fitoren e thellë që po afron të koalicionit për ndryshim, dhe Rama e di që do të humbë dhe kjo dallohet lehtësisht në mënyrën histerike se si e ndërpreu dje intervistën dhe largimin në mes të emisionit televiziv. Po ashtu pamë përpjekjet e tij dëshpëruara së fundmi për të hyrë fshehurazi në qeverinë e ndryshimit, me pretendimin qesharak se kërkon bashkim.

Edi Rama, më në fund, e ka kuptuar që do të humbë dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur është përpjekja për të vjedhur zgjedhjet.

Edi Rama që për 8 vjet shkatërroi me gjithë fuqinë e tij çdo element të demokracisë, tani po përpiqet të minojë gjënë më të rëndësishme në demokraci: pastërtinë e zgjedhjeve.

Edi Rama po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet e pavarura e demokratike, po ne sot i themi prerë: Boll, nuk do t’ia dalësh!

Më 25 prill Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!
Shqiptarët mposhtën komunizmin dhe ti sot nuk jua rrënon dot demokracinë.
Ne jemi më të fortë dhe besimplotë sa mund ta marrësh ti mend. Ne do të dalim të votojmë sepse nuk duam një Shqipëri vuajtjesh dhe korrupsioni.
Ne do të votojmë për Bashën, për Aleancën për Ndryshim që Shqipëria të ketë shpresë.
Shqipëria nuk i përket më Edi Ramës – Shqipëria do t’u kthehet njerëzve.
Shqipëria fiton!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.