Aurela Gaçe shpreh pikëllimin për humbjen e Koço Devoles: Sot lotova për këtë kolos të humorit
Mjeshtri i humorit Koço Devole humbi jetën mëngjesin e sotëm, pas betejës me Covid-19 dhe sëmundjen e leuçemisë.
Artistë të shumtë kanë reaguar të pikëlluar për ndarjen nga jeta të aktorit.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shprehur e trishtuar për ndarjen nga jeta të Devoles. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja i ka thënë faleminderit për humorin që na ka përcjellë në ditët e zymta të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Lotojmë kur humbasim familjarë e miq të afërt, por sot lotova për këtë figurë, këtë kolos te humorit tonë, këtë njeri që me mjeshtërinë e tij na ka dhuruar kaq shume të qeshura.
E qeshura thonë se të zgjat jetën, prandaj i them faleminderit që e bëre për ne, sidomos në kohët e zymta që kalonin Shqiptarët!
Unë i di përmendesh të gjitha rrolet, batutat, mimikat …dhe tani në këtë moment po shoh një nga filmat ku luan Koço Devole.
Po i tregoj vajzës time 9 vjeçare se e kemi këtë pasuri.
Them e kemi, sepse disa njerëz largohen vetëm fizikisht.
Faleminderit për çdo te qeshur na dhurove, shkolle aktrimi!
U prehsh në paqe!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



