E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austria gati planin, kur mendohet rihapja e hoteleve
Bota

Austria gati planin, kur mendohet rihapja e hoteleve

Austria bëri publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.austri

Nga 1 maji, autoritetet thanë se do të lejohen ngjarjet me grupe prej dhjetë njerëzish, edhe pse atyre do t’iu kërkohet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit.

Rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, pos për arsye të domosdoshme, do të skadojnë më 30 prill dhe nuk do të përtëriten.

Hotelet do të lejohen të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë.

Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet.

Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të rinisin biznesin nga data 15 maj.

Austria ka raportuar rreth 15,000 raste me koronavirus dhe 569 viktima.

Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

  • Transmetimi duhet të kontrollohet;
  • Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;
  • Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;
  • Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;
  • Rastet e importuara menaxhohen;
  • Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”./ Rel
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.