E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austri/Dy shqiptarë mes të arrestuarve,grabitja me dhunë
Lajme

Austri/Dy shqiptarë mes të arrestuarve,grabitja me dhunë

Ne mesin e muajit, në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona tjerë, me shufra hekuri, duke e lene te masakruar ne fill te jetes.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.

Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.

Atëkohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë. Nëntëmbëdhjetëvjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.

Disa minuta më parë, të dyshuarit i kanë plaçkitur edhe katër adoleshentë të tjerë nën kërcënim, duke iu marrë gjësende me vlerë dhe cigare. Gjithashtu, pesë të dyshuarit natën e njëjtë, ata e kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.

Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.