Autobusi i linjës “Tirana e Re” përplas dy këmbësoret, policia jep detajet e para
Një autobusi i linjës së Tiranës së Re me drejtues shtetasin A. M ka përplasur dy këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, ku si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.
Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



