Autobusi shqiptar kapet me 120 kg kanabis në Kosovë
Një autobus me targa shqiptare, që lëvizte pa asnjë pasagjer, është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit, duke ngritur dyshime për aktivitet të paligjshëm.
Pas kontrollit të detajuar në Doganën e Prishtinës, autoritetet kanë zbuluar rreth 120 kilogramë kanabis, të fshehur në disa ndarje të modifikuara posaçërisht brenda mjetit. Lënda narkotike ishte ndarë në pako të gatshme për transport.
Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa droga është sekuestruar dhe dorëzuar tek Njësia Antidrogë për procedurat e mëtejshme hetimore.
Autoritetet kosovare po hetojnë nëse autobusi përdorej sistematikisht për trafik ndërkufitar të lëndëve narkotike dhe nëse drejtuesi i mjetit është pjesë e një rrjeti të organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



