E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autoritetet italiane rindërtojnë dinamikën e krimit ndaj ish-bashkëshortes
Publik News

Autoritetet italiane rindërtojnë dinamikën e krimit ndaj ish-bashkëshortes

Autori fillimisht qëlloi me plumb ish-gruan, më pas e goditi 10 herë më thikë

Kur kanë kaluar gati një javë nga vrasje e dyfishtë në Itali, 40 vjeçari shqiptar Viron Karabollaj qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj autoritetet italiane kanë rindërtuar skenën e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.

Viron Karabollaj dyshohet se fillimisht ka qëlluar në kokë ish-bashkëshorten dhe më pas ka sulmuar me dhunë bashkëjetuesin e saj, Flonino Merkuri, duke e goditur vazhdimisht me thikë dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu ka tentuar t’i shpëtojë sulmit brutal, por që nuk ka mundur.

Pasi vrau të riun, 41-vjeçari është rikthyer në shtëpi, për të vrarë përfundimisht ish gruan e tij, Vera Myrtaj.

Nga autopsia rezultoi se gruaja ishte qëlluar gjithsej 10 herë me thikë, plagë që i shkaktuan edhe vdekjen. Ndërsa ndaj Mërkurit autori kishte qëlluar 55 herë.

ARMA E MODIFIKUAR

Sipas mediave italiane, Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij, një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse.

Plumbi që e ka goditur tridhjetë e shtatë vjeçaren në kokë, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur ta qëllojë me thikë.

Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor Carlo Terranova, zv/prokurorja Daniela Moroni dje u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim.

Prokurori me siguri do të urdhërojë një ekspertizë për armën përpara mbylljes së hetimeve. Dosja për këtë ngjarje është e destinuar të arkivohet, pasi autori pasi kreu krimin i ka dhënë fund jetës së tij.

“Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë: as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh”, shkruajnë mediat italiane.

Prokuroria Publike tashmë ka përfshirë Gjykatën për të Mitur e cila do të duhet të merret me dy vajzat e Verës, të mbetura në mënyrë dramatike pa të dy prindërit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.