Autoriteti i Konkurrencës pezullon çmimet e reja të kompanive celulare
Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare.
Një vendim i tillë parashikon pezullimin e tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurencës në treg.
Si pasojë e këtij vendimi deri në përfundimin e hetimit, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese në treg.
Kujtojmë se së fundmi janë rritur me 200 lekë tarifat e paketave me parapagesë. Rritja është bërë për secilën nga paketat ekzistuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



