E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autostrada Tiranë-Durrës përmbytet nga reshjet e shiut
Lajme

Autostrada Tiranë-Durrës përmbytet nga reshjet e shiut

Apeli i fortë i Policisë së Shtetit

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mëngjesit të së martës kanë sjellë probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në aksin interurban Tiranë–Durrës. Policia e Shtetit bën me dije se në zonën pranë karburantit, në hyrje të qytetit të Durrësit, rruga është përmbytur dhe niveli i lartë i ujit në të dy senset e lëvizjes e bën të pamundur kalimin e automjeteve.

Si pasojë e situatës, qarkullimi i mjeteve në këtë segment është ndërprerë, ndërsa Policia Rrugore ka marrë masa për devijimin e trafikut me qëllim shmangien e bllokimeve dhe aksidenteve.

Sipas njoftimit zyrtar, automjetet që lëvizin nga jugu drejt Tiranës duhet të përdorin itinerarin alternativ përmes Rrugës së Plepave, në drejtim të Ndroqit, dhe më pas të vijojnë në aksin “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në Durrës do të orientohen nga rruga e universitetit, drejt Spitallës, për të vijuar më tej në aksin “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Situata e përkeqësuar nga moti i keq ka prekur pothuajse të gjithë territorin e vendit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar bllokime të përkohshme në disa akse rrugore.

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e efektivëve në terren.

“Shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullat e përgjithshme janë të angazhuara për normalizimin e qarkullimit dhe për asistimin e drejtuesve të mjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.