E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Av. Altin Goxhaj:SOROS shkeli ligjin dhe “përjashtoi” kandidaturën e shtetasit shqiptaro-amerikan antisoros dhe proTrump!!!
Publik News

Av. Altin Goxhaj:SOROS shkeli ligjin dhe “përjashtoi” kandidaturën e shtetasit shqiptaro-amerikan antisoros dhe proTrump!!!

JA NJË NGA RASTET SE SI SOROS SABOTOI NGRITJEN E KLP PËR ZGJEDHJEN E KRYEPROKURORIT!!! Në mënyrë që ose KryeProkurorin ta zgjedhë PS ose të kemi një Marëveshje të re Rama-Basha siç ranë dakort me Alexander Soros 2 javë më parë!

Doni ta shihni se si Fondacioni Soros sabotoi ngritjen e KLP e cila është bllokuar vetëm se nuk është zgjedhur anëtari i shoqërisë civile? Sipas Reformës në Drejtësi KLP nuk ngrihet po nuk u zgjodhën të gjithë anëtarët e tij! I vetmi që nuk është zgjedhur është përfaqësuesi i Shoqërisë Civile të cilin duhet ta propozonte Komisioni i Shoqërisë Civile i cili duhet të përbëhet nga 5 vetë 3 prej të cilave janë:

– një përfaqësues i Fondacionit Soros Andi Dobrushi;
– një nga Qendra Europiane pjesë e Fondacionit Soros (pjesë e NOSA-s The Network of Open Society for Albania -NOSA: http://www.soros.al/nosa/anetaret.htm);
– një përfaqësues i Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut një nga organizatat kryesore që financon Soros.
Rezulton se ky Komision ka “dështuar” të zgjedhë përfaqësuesin e shoqërisë civile (ata kanë dhjetra rrogëtarë të Soros që plotësojnë kushtet e ligjit) por skandali është se si dhe pse kanë PËRJASHTUAR një kandidat shtetas shqiptaro-amerikan përkatësisht Z. Vaso Shandro, me pretendimin logjik se ky nuk ishte në listën e pagesave të Soros! Vaso Shandro është një ndër personat publik jo vetëm i shprehur kundër Soros por mbështetës i kandidaturës së Trump dhe i angazhuar publikisht në SHBA në votat proTrump dhe njihet për kontaktet me senatorë amerikanë republikanë në lidhje me denoncimin e Mafies Soros! Z. Shandro konform ligjit ka çuar dokumentet që kërkon ligji Nr 115/2016, paragrafi 2, pika d) siç paraqiten edhe në foto por Andi Dobrushi dhe ushtarët e Soros kanë “përjashtuar” kandidaturën e tij sps nuk ka marrë pjesë në projektet e Mafies Soros mgjths ligji i propozuar nga Soros dhe i miratuar nga PS normalisht që nuk e kërkon këtë gjë!
Megjithatë as PD dhe askush nuk proteston për këtë se BLLOKIMI I KLP është strategjia e Soros që PS të zgjedhë Kryeprokurorin ose ta përdorin për Fazën e Re të Marëveshjes së Re Rama-Basha sipas dakortësisë me Alexander Soros 2 javë më parë!
Ndaj dhe gjithë pisllëku siç del edhe nga datat e Vendimit më poshtë ky skandal ka ndodhur kur Avokate e Popullit është avokatja e pallatit të Lulit dhe theksojmë se kandidati Vaso Shandro është vlerësuar nga OMN si kandidat që i plotëson kriteret e OMN… POR JO ATO TË SOROS!!!
Për këtë ka heshtur edhe Ambasadori Donald Lu mgjths është informuar zyrtarisht nga shtetasi shqiptaro-amerikan Vaso Shandro i njohur për qëndrimet e tija publike kundër Soros dhe proTrump!!!

Ligji 115/2016, Neni 152 “Zgjedhja e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqëson shoqërinë civile dhe kushtet për t’u zgjedhur”, Paragrafi 2:
d) në kohën e kandidimit të jenë të punësuar ose të angazhuar për të paktën 5 vjet, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme pa ndërprerje, në një organizatë të shoqërisë civile për fusha të
lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut.

P.s. Ja të shohim se kush janë mediat që do e publikojnë të vërtetën dhe kush jo!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.