E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avioni përfshihet nga flakët në bord dhe bën ulje të detyruar, tmerrohen pasagjerët
Lajme

Avioni përfshihet nga flakët në bord dhe bën ulje të detyruar, tmerrohen pasagjerët

Një avion i kompanisë “Ryanair” ka bërë ulje emergjente në Francë sepse në bord shpërtheu zjarr.

Bëhet me dije se avionic ishte nisur nga Mançeste.

Ndër të tjera mësohet se avioni u ngrit nga Mançester në orën 18:33 të së hënës dhe kishte destinacion Faro në Portugali, ku pritej të mbërrinte në orën 21:30. Pak më shumë se një orë pasi ishte ngritur, pilotët e Boeing 737-8AS nga 12 mijë metra lartësi u detyruan të ulen në 2 mijë metra mbi kanalin e La Manshit.

Më pas, avioni u detyrua të ulej në Brest, në veri të Francës, pak pas orës 19:30, ku menjëherë në pistë u prit nga zjarrfikësit dhe automjetet e policisë.

Deri më tani raportohet se asnjë nga personat në bord nuk pësoi lëndime, ndërsa pavarësisht rregullave strikte të pandemisë, ata u lejuan të udhëtojnë menjëherë drejt Portugalisë me një tjetër avion

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.