E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avioni Wizzair drejt Tiranës i tejmbushur – trazira në aeroport në Gjermani
Lajme

Avioni Wizzair drejt Tiranës i tejmbushur – trazira në aeroport në Gjermani

Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit Wizzair ishte i mbiprenotuar, pati trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. U desh ndërhyrja e policisë gjermane.

Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit,  Wizzair. Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.

Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.