E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokat Saimir Visha: Situata në Prokurori kaotike
Lajme

Avokat Saimir Visha: Situata në Prokurori kaotike

Në emisionin “To night” ku, krahas politikës dhe drogës, po diskutohet për zgjedhjen e prokurorit të ri, ka qenë i pranishëm edhe Saimir Visha, kryesues i Dhomës së Avokatëve Penalistë.

I prononcuar rreth temës, Visha ka konstatuar se situate aktuale në prokurori është kaotike, duke shprehur gjykimin se zgjedhja e prokurorit të ri të Përgjithshëm duhet të jetë krejtësisht e kundërt me mënyrën sesi është zgjedhur drejtuesi në ikje i këtij institucioni.

Për Vishën punëprishësja më e madhe e profesionalizmit është politika e cila do të zgjedhë edhe prokurorin e përkohshëm dhe që për këtë arsye nuk ka të sjellë ndonjë të re në mënyrën e funksionimit të Prokurorisë.

“Nëse do të kemi një prokuror të emëruar politik kjo do të jetë dështim, do të jetë dështimm sepse ai nuk do të veproj profesionalisht por me urdhër politik”, ka thenë Visha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.